“26 vjet pas çlirimit e ke sjell Kuvendin në momentin më të palavdishëm”, Dehari ia ndërpret fjalën Tahirit NULL NULL 26.07.2025 14:27 26.07.2025 14:27 Deputetit të betuar të PDK-së, Abelard Tahirit i është ndërprerë fjala nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari. “26 vjet pas çlirimit e ke sjell Kuvendin në momentin e tij më të palavdishëm”, u shpreh Tahiri, derisa fjala iu ndërpre në gjysmë me urdhër të Deharit, transmeton Klankosova.tv. Megjithëse, Tahiri çoi deri në fund fjalën e tij, edhe me mikrofonin ndalur.