Ushtroi dhunë psikike ndaj nënës së tij, arrestohet gjilanasi NULL NULL 26.07.2025 08:49 26.07.2025 08:49 Foto ilustruese, dhunë në familje Një burrë është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj nënës së tij. Sipas policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës-nënës së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.