“Mua besoj më shpëtoi portreti” shfaqet në Sarajevo Film Festival 2025 NULL NULL 23.07.2025 14:12 23.07.2025 14:12 Filmi i shkurtër dokumentar “Mua besoj më shpëtoi portreti”, me regji nga Alban Muja, do të shfaqet në Programin Konkurrues (Competition Programme – Documentary Film) të Filmit Dokumentar në “Sarajevo Film Festival “që mbahet nga data 15-22 gusht 2025, kjo pas shumë sukseseve nëpër festivale ndërkombëtare. Ky film 10-minutësh trajton tema të mbijetesës, qëndresës dhe fuqisë transformuese të artit gjatë luftës në Kosovë. Filmi ofron një eksplorim të fuqishëm të krijimtarisë si një mjet qëndrueshmërie përballë sfidave të jashtëzakonshme “Mua besoj më shpëtoi portreti” është prodhuar nga 038STUDIO në bashkëprodhim me AsfaltFilms, me producent Edon Rizvanolli dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës./Klankosova.tv