Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Musliu “çoi” qershia sot në Kuvend – a e pati me Kurtin?

NULL NULL
23.07.2025 11:18

Paraqitja e Ganimete Musliut në seancën e 51-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, ishte më ndryshe nga herët e kaluara.

Ajo zgjodhi një bluze të bardhë me dy qershia e mbi të cilën shkruante: “Happy. Have a nice day”, që në shqip përkthehet: “E gëzuar, paçi një ditë të bukur”.

Nuk dihet nëse deputetja e PDK-së zgjodhi këtë bluzë për t’ia dërguar një mesazh kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit të cilit vite më parë i referohej si “Albin Qershia”.

Nëse nuk e dini, gjatë marsit të vitit 2023 në një seancë të Parlamentit, Musliu i pati thënë Kurtit: “Kur vishe e i çojshe krahët si shqiponjë e bojshe “po mani seanca natën, po tutni prej popullit, prej kujt po ikni. Çka po bon sot Albin, dreqi të hangtë, nuk e le asnjë qershi pa e hongër. Asnjë qershi s’do me e lanë”./Klankosova.tv.

lajme të ngjashme