Më shumë e duan futbollin se sa seksin! NULL NULL 17.03.2016 21:40 17.03.2016 21:40 Një detaj interesant është zbuluar kohëve të fundit në Britaninë e Madhe. Sipas një studimi të fundit që u bë në njërin nga kampuset universitare të atjeshme, është arritur një rezultat që meshkujt në këtë vend kanë një preferencë më të madhe për futbollin se sa të kryejnë marrëdhënie seksuale, njofton Klan Kosova. Në këtë hulumtim thuhet se për meshkujt një fitore e skuadrës së tyre të preferuar i kënaq më tepër se sa të kalosh një natë intime pranë një partnereje. Më shumë se gjysma e meshkujve britanikë (56%) thonë se, duke ndjekur një ndeshje të skuadrës së preferuar, rritet më tepër adrenalina se sa kur flirtojnë poshtë çarçafit. Në studim thuhet gjithashtu se, mesatarisht në një javë meshkujt britanikë shpenzojnë 33.5 orë duke parë futboll, në krahasim me dy orë që kryejnë marrëdhënie seksuale, njofton Klan Kosova. Në anketën e kryer, 51% e meshkujve britanikë kanë pranuar se përpara një superndeshjeje, ata do të injoronin të luanin me fëmijët, apo ta kalonin kohën me partneren.