E dhimbshme: Vdes në Shqipëri 20-vjeçari nga Rahoveci, shkoi me shokë për pushime NULL NULL 15.07.2025 12:12 15.07.2025 12:12 Një 20 vjeçar nga Kosova ka vdekur në Shqipëri. Bëhet fjalë për Anid Hoxhën nga Rahoveci. Lajmi u bë i ditur nga kryetari kësaj komune, Smajl Latifi. Latifi tha se i riu po qëndronte për pushime në bregdetin shqiptar. “Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve, familjen, shokët dhe secilin që e njohu Anidin, si djalë të mirë e të dashur. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoxha, miqtë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë. Qoftë i lehtë dheu për Anidin!”, tha Latifi transmeton Klankosova.tv.