Sot një vit nga atentati ndaj Trumpit – Shtëpia e Bardhë e kujton momentin NULL NULL 13.07.2025 17:33 13.07.2025 17:33 Një vit më parë, Donald Trump – i cili në atë kohë ishte kandidat republikan për president të Amerikës, u qëllua nga një person në Butler të Pensilvanisë. Ai u plagos, por fatmirësisht shpëtoi. Këtë ditë e ka kujtuar sot Shtëpia e Bardhë nëpërmjet postimeve në Facebook dhe “X”. “Një vit më parë sot — 13 korrik 2024. Butler, Pensilvani. “U shpëtova nga Zoti për ta bërë Amerikën të madhe përsëri. E besoj këtë – presidenti Donald Trump”, thuhet në postimin e Shtëpisë së Bardhë, njofton Klankosova.tv.