Disa fëmijë kapen duke hapur në rrethana të dyshimta dyer automjetesh në Fushë Kosovë?! (FOTO) NULL NULL 13.07.2025 14:39 13.07.2025 14:39 Një grup fëmijësh është kapur nga qytetarët teksa në rrethana të dyshimta hapnin dyert e disa automjeteve në një zonë parkimi në Fushë-Kosovë. Pamjet e siguruara nga lexuesit dhe dërguar në redaksinë e klankosova.tv tregojnë qartë momentin kur fëmijët tentojnë të hapin automjetin, njërin prej tyre madje të tipit ‘Range-Rover’. Ende nuk është e qartë nëse nga ky incident janë shkaktuar dëme materiale apo nëse saktësisht bëhet fjalë për një tentim vjedhje. Redaksia e klankosova.tv, ka kërkuar një prononcim nga Policia e Kosovës për të marrë më shumë detaje lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pasur një përgjigje zyrtare.