Koreja e Veriut riafirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë NULL NULL 13.07.2025 08:14 13.07.2025 08:14 Foto nga BBC Sipas raportimeve të mediave shtetërore, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i ofroi Moskës “mbështetjen e tij të pakushtëzuar” për luftën në Ukrainë. Në bisedimet me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Korenë e Veriut, Kim tha se Pheniani mbështet “të gjitha masat e marra nga udhëheqja ruse” për të trajtuar “shkakun rrënjësor të krizës ukrainase”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Zyrtarët perëndimorë besojnë se Pheniani ka dërguar rreth 11 mijë trupa në Rusi gjatë vitit të kaluar për të luftuar kundër Ukrainës. Presidenti rus, Vladimir Putin, nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.