Lajmi për lindjen e një fëmije në familjen Kastrati acaron atë Gjevukaj “edhe Zana ishte fëmija i dikujt” (VIDEO) NULL NULL 09.07.2025 22:29 09.07.2025 22:29 E motra, Elena Gjevukaj e cila ishte e pranishme në sallën e gjykimit, ku po gjykohej Argjend Kastrati për aksidentin me fatalitet ku vdiq Zana, u deklarua se pajtohej me pranimin e fajësisë nga Argjendi. Gjyqtarja: Ngrihesh në këmbë Elena, a pajtohesh me pranimin e fajësisë të pandehurit? Elena: Po Avokati, Milot Neziraj: Pajtohemi me pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit, pasi që vlerësojmë se ka mbështetje të plotë në provat e grumbulluara në fazë të hetimeve”. Pranimin e fajësisë nga Argjendi, familja Gjevukaj e pranoi. Por jo edhe kërkimfaljen. As në ditën e aksidentit. As në ditën e varrimit. E as në ditën e gjykimit, kur kishin kaluar rreth dy muaj nga vdekja e Zanës. Familja Gjevukaj nuk pranoi asnjë kontakt me familjen Kastrati. Nuk deshën as të takohen, e as të dëgjojnë ndonjë fjalë prej tyre. Në seancën e 30 qershorit, avokati i familjes Gjevukaj, Milot Neziraj, lexoi një letër që familja kishte përgatitur vetë, sepse ata nuk ishin në gjendje të flisnin publikisht. ”Sa i përket asaj që nuk pranojmë kërkim falje, qëndron plotësisht dhe përkundër se mund të kishte sadopak hapsirë për komunikim ndërmjet dy familjeve, ato janë shuar nga ai moment që kryefamiljari, njëherit babai I të pandehurit, publikon në rrjetin social facebook, faktin që është bërë gjysh dhe krejt kjo vetëm pak ditë pasi zana ndërron jetë. Pashmangshëm që lindja e një fëmije në cdo shtëpi është dhe duhet të jetë gëzim. Megjithatë vlerësoj se në rastin konkret familja e të pandehurit do të duhej të ishin më të përmbajtur pasi nga veprimet e këtij të fundit në komunikacion ka humbur jetën Zana e cila po ashtu është fëmija i dikujt”, shkruhej në letrën e familjes Gjevukaj të cilën e lexoi avokati i tyre, Milot Neziraj. Është ky postimi i babait të Argjendit, Haxhi Katratit, i cili kishte shpërndarë një fotografi më 12 maj të këtij viti, se është bërë gjysh i një nipi, nga djali i tij Argjendi, i cili në këtë periudhë kohore kur i kishte lindur fëmija, po qëndronte në arrest shtëpiak. Por, nuk është ky i vetmi moment që ka prekur familjen Gjevukaj, tregon për emisionin MATnë Klan kosova, ndërmjetësi për pajtimin e këtyre dy familjeve, Ramiz Muriqi. ”Por, te ne shqiptarët është një adet, kur t’ja bësh njërit një sherr duhet me i nejtë mirë, themi ne, me i nejtë për anësh, mos me u pa, mos me u gjend aty – këtu mos me u pa në vende publike, megjithëse ky djali ka qenë në burg shtëpiak, edhe thotë nuk është sillë mirë ky djali, Argjendi, se ka shku berberi me qethë në shtëpi, atë ditë që vajza është operuar në kokë. Thotë ky qethet, ajo i hjeket kapaku i kokës. Edhe ishin prekë në ato raste”, thotë Muriqi. Ramiz Muriqin, e ka kontaktuar familja e Argjendit si ndërmjetës për faljen e gjakut te familja Gjevukaj, meqë këta të fundit kishin raporte të mira me Muriqin. Ai, thotë se ishte në Amerikë kur iu kërkua të ndërmjetësonte në pajtim të dy familjeve. ”Kur ka ngja rasti, unë kam qenë në Amerikë. Familja Kastrati janë miq të familjes tonë, kanë ardhë në lokal dhe më kanë kërkuar për me shku me kërkua falje, me pa vajzën në spital nëse është e mundur dhe unë kur kam ardhë e kam takuar vëllaun e Argjendit dhe e kemi lënë për me pritë vajza a po bën më mirë, megjithës ajo ishte në koma atë kohë, unë kam thënë me pritë deri sa mos po bën më mirë, mos po do Zoti, shpëton. Erdh fundi I saj, kur ka ardhë te vdekja e saj”, ka shtuar më tej Muriqi. Muriqi thotë se familja Gjevukaj nuk e pranoi familjen kastrati as në varrim e as në të pame. Duke e bërë këtë rast ndër rastet e para që nuk falet gjaku në raste të aksidenit. ”Familja Gjevukaj ishte e prerë për mos pranimin në varreza dhe unë i luta aq shumë, se Bashkimin e kam edhe shok të mirë ëhstë rritë me ne bashkë, me mu, me një kushëri timin, kemi kalua një kohë edhe që është më i ri se unë, edhe me vëlla të tij. Dhe me të thënë të drejtën, kam pritë më shumë prej tyre”. Gazetarja: Në çfarë aspekti keni pritë më shumë? – Unë kam pritë që e pranojnë ofertën që unë ua dhash për me pranu familjen kastrati në Varrim, ata nuk pranuan dhe reaguan ashpër dhe thanë jo, me shumë. Gazetarja: Çka thanë? – Ata thanë, qysh e ka vra vajzën me makinë, mandej nuk ju ka përfillë do sendeve të tjera, mu nuk më pëlqyen…. ”Nuk është mirë, mirë është me ardhë te pajtesa, pse? Si ti, si unë si çdo kush që ka një patentë shoferi dhe e kap vollanin në dorë, mundet me i ngja në rrugë, por jo me dëshirë, kërkush nuk don me dëshirë me vra dikë në rrugë me makinë, por vjen deri te ajohja dhe krkohet falje, bëhen pajtesat, sepse nuk është bërë me qëllim. Kryesisht bëhet te vorret. Ja falë te vorret”, ka treguar ndërmjetësi Muriqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.