Shtyhet fillimi i ndeshjes Real Madrid – PSG NULL NULL 09.07.2025 20:57 09.07.2025 20:57 Ndeshja mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germain është shtyrë për 10 minuta për shkak të një aksidenti trafiku pranë stadiumit. Incidenti ka shkaktuar vonesa në mbërritjen e disa pjesëtarëve të delegacioneve, duke detyruar organizatorët të ndryshojnë orarin e nisjes së takimit. Ndeshja pritet të fillojë sapo të sigurohet normalizimi i situatës përreth stadiumit. Takimi është i vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.