Varroset Kaqun Lima, shef i operativës në Brigadën e Zjarrfikësve në Gjakovë NULL NULL 09.07.2025 18:51 09.07.2025 18:51 Është varrosur Kaqun Lima, shef i operativës në Brigadën e Zjarrfikësve në Gjakovë, i cili vdiq dje derisa ishte në detyrë. Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka shprehur ngushëllime për familjarët, kolegët dhe miqtë, duke thënë se i dhanë lamtumirën me zemër të rënduar. “Ai ra në krye të detyrës në shërbim të qytetarëve të komunës sonë, duke na kujtuar edhe një herë se heronjtë nuk kërkojnë vëmendje – por veprojnë në heshtje”. “Pusho në paqe, mik i dashur i qytetit tonë. Ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolegëve”, tha Gjini. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 09/07/2025