Lëndohet një shtetas francez në Ksamil gjatë manovrimit me mjete lundruese pa regjistrim NULL NULL 09.07.2025 15:58 09.07.2025 15:58 Policia e Shtetit ka bërë të ditur se janë proceduar penalisht dy shqiptarë për shkak se kishin dhënë me qira 2 mjete lundruse ndaj dy shtetasve francezë, njëri prej të cilëve ishte lënduar, në Ksamil. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se mjetet lundruese nuk kanë qenë të regjistruar në organet kompetente për këtë aktivitet. “Në vijim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur më datë 08.07.2025, në Ksamil, ku një shtetas francez u dëmtu lehtë gjatë manovrave që kryente në det, me Jet Ski, pranë një tjetër mjeti lundrues Jet Ski që drejtohej nga vëllai i tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për shtetasit K. M., 23 vjeç, dhe L. M., 21 vjeç, banues në Ksamil, pasi dyshohet se i kanë dhënë me qira, 2 mjete lundruese Jet Ski, pa qenë të regjistruar në organet kompetente për ushtrimin e këtij aktiviteti, 2 vëllezërve francezë, shtetasve A. I. dhe I. I.”, thuhet në njoftim. Më tej shtohet se shtetasi francez I. I. që u dëmtua gjatë manovrave me “Jet Ski” mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lajmi për lindjen e një fëmije në familjen Kastrati acaron atë Gjevukaj “edhe Zana ishte fëmija i dikujt” (VIDEO) 17 minuta më parë