Policia skoceze përgatitet për vizitën e mundshme të Trump këtë muaj NULL NULL 09.07.2025 15:54 09.07.2025 15:54 Wouw/Reuters Policia skoceze tha të mërkurën se po përgatitej për një vizitë të mundshme të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, në vend më vonë këtë muaj, e cila do të shënonte vizitën e tij të parë në Britani që nga zgjedhjet e ShBA-së vitin e kaluar. “Po bëhet planifikimi për një vizitë të mundshme në Skoci më vonë këtë muaj nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara”, tha në një deklaratë Emma Bond, ndihmës shefe e policisë së Skocisë. “Ndërsa konfirmimi zyrtar nuk është bërë ende, është e rëndësishme që të përgatitemi paraprakisht për atë që do të ishte një operacion i rëndësishëm policor, shtoi ajo”, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lajmi për lindjen e një fëmije në familjen Kastrati acaron atë Gjevukaj “edhe Zana ishte fëmija i dikujt” (VIDEO) 25 minuta më parë