Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen për t’i bërë keq Kosovës NULL NULL 09.07.2025 11:33 09.07.2025 11:33 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Albin Kurti dhe Vetëvendosja po e mbajnë peng shtetin. Pas dështimit të seancës konstituive, Haradinaj para mediave tha se Kurti e ka ndarë mendjen për t’i bërë keq Kosovës. “Ne jemi peng i VV-së dhe Kurtit. Ai nuk e ka shumicën politike, nuk dëshiron me e bë. Komisioni për votim të fshehtë u bë pa dakordim të kuvendit, edhe presidentja tha,. Kërkojmë me u kthy në kushtetueshmëri, jemi peng i tij. Ai e ka nda mendjen me bo keq për Kosovën”. “Nuk ka nevojë për mocion, këta munden vetëm me u tërheq”, u shpreh kreu i AAK-së, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan 6 orë më parë