Haradinaj ngushëllon familjen e zjarrfikësit: Lima ishte simbol i guximit dhe humanizmit NULL NULL 09.07.2025 10:22 09.07.2025 10:22 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e Kaqun Limës – zjarrfikësit i cili humbi jetën dje gjatë kryerjes së detyrës si pasojë e një aksidenti. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Lima ishte një burrë i përkushtuar, një profesionist i palodhur dhe simbol i guximit dhe humanizmit. “I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të Kaqun Limës, shefit të operativës në brigadën e zjarrfikësve të Gjakovës. Kaquni humbi jetën në një aksident tragjik gjatë orarit të punës, në përpjekje për të shpëtuar të tjerët, ashtu siç kishte bërë gjithë jetën e tij. Një burrë i përkushtuar, një profesionist i palodhur dhe simbol i guximit dhe humanizmit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Lima, kolegëve të tij dhe gjithë qytetarëve të Gjakovës që sot ndajnë dhimbjen e kësaj humbjeje të madhe. U prehtë në paqe”, ka shkruar kreu i AAK-së, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan 5 orë më parë