Kontroll i pushtetit mbi Policinë e Kosovës? Mehmeti: Pushteti po e rrezikon shtetin (VIDEO) NULL NULL 08.07.2025 22:08 08.07.2025 22:08 Avokati Nazim Mehmeti sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, duke folur për hetimet tha se ka tendencë për inkriminimin e disa figurave politike për t’i degraduar. Ai u shpreh se kjo po bëhet për t’i degraduar dhe denigruar, siç u shpreh ai, duke u përdorur policia. “Kam raste te hetimet sa i përket çështjeve të figurave politike, është një tendencë shumë e madhe me e bë inkriminimin e disa figurave politike, në raport që ata e kanë besimin me qytetarë, për t’i degraduar dhe denigruar”. Që nuk janë me Vetëvendosjen po them shkurt dhe troç, si nga ana e kryetarëve të komunave, si nga ana e deputetëve, si nga ana e figurave me ndikim që kanë në opinion dhe e kanë besimin e qytetarëve është një tendencë me degradu për të hetuar. Duke u përdorur policia”, u shpreh Mehmeti./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 11 orë më parë