Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës NULL NULL 08.07.2025 18:59 08.07.2025 18:59 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Krasniqi ka njoftuar se kanë folur për zhvillimet më të fundit politike, qëndrimet e PDK-së dhe rrugën e domosdoshme përpara për tejkalimin e bllokadës politike, përcjell Klankosova.tv. “Diskutuam për zhvillimet më të fundit politike, qëndrimet e PDK-së dhe rrugën e domosdoshme përpara për tejkalimin e bllokadës politike, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese”. “E falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për zërin e tij të qartë në mbrojtje të demokracisë dhe funksionalitetit institucional”, thuhet në njoftimin e Krasniqit./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.