Kuçi: Marrja e pushtetit nga AAK në Deçan s’ndodhi, pasi nuk ka pasur guxim politik dhe dije NULL NULL 08.07.2025 18:20 08.07.2025 18:20 Kandidatja e Partisë Socialdemokrate për kryetare të Komunës së Deçanit , Natyra Kuçi në “DPT te Fidani” tha se marrja e pushtetit nga AAK në Deçan nuk ka ndodhur pasi nuk ka pasur guxim politik dhe dije. Ajo tha se tash e dy vjet mendon për kandidaturën dhe tha se kandidon për “ta shkëputur Deçanin prej një qeverisje të keqe, prej një mentaliteti qeverisës që abuzon me paranë publike”. Kuçi nënvizon se duhet të ndërrohet pushteti. “Prej vitit 2017 deri në vitin 2021 kam qenë asambliste ne Deçan dhe kam vrejtë shumë parregullsi, shumë nevojë për ndryshim, kam qenë në kontakt me qytetarë, kam qenë vet e dyta me PSD-në, por ata kanë qenë shumicë. Partitë e tjera e kanë marrë pak të mirëqenë se Deçani i takon AAK-së”, tha Kuçi. “Deçani e ka pranu kandidaturën tem jashtë mase mirë, ata po më shohin mu si zërin opozitar që i ka mungu Deçanit. Marrë dhjetra dhe qindra mesazhe me ankesa për gjendjen e katundeve në Deçan. Mungojnë gjanat bazike”, tha ajo. Ndiqeni videon për më shumë detaje: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan 5 orë më parë