Lirohet nga burgu ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji NULL NULL 08.07.2025 13:43 08.07.2025 13:43 Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Ervin Salianji, është liruar me kusht nga burgu, pas vendimit të marrë këtë të martë nga Gjykata e Fierit. Salianji përfundoi 2/3 e dënimit të dhënë ndaj tij në shtator të vitit 2024. Shërbimi i provës paraqiti një raport pozitiv mbi sjelljen e tij gjatë vuajtjes së dënimit, i cili u konsiderua vendimtar për lirimin e parakohshëm. Edhe prokurori i çështjes u shpreh dakord në seancën gjyqësore për pranimin e kërkesës së Salianjit. Vendimi është i ekzekutueshëm menjëherë pas shpalljes dhe ish-deputeti do të lerë sot qelitë e burgut, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv Më 26 shtator 2024, Gjykata e Apelit mori vendimin për dënimin me një vit burg të ish-deputetit demokrat për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa. Pas 9 muajsh në qeli dhe pas përmbushjes së 2/3-ës së dënimit Salianjia ka fituar lirinë. Partia Demokratike ka njoftuar se Salianji do të mbajë një konferencë për mediat në orën 17:00 në selinë blu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pamje të reja, momenti kur 27-vjeçari në Lipjan doli nga vetura me duar pas kokës (VIDEO) 09/07/2025
Kosova “Të gjuaj për dritare”, Zafir Berisha i revoltuar me policët, tregon një rast (VIDEO) 08/07/2025
Kosova Berisha: Në polici ka edhe rrugaçë e militantë primitivë të regjimit të Kurtit që i ka rekrutuar (VIDEO) 08/07/2025