Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Festivali i filmit studentor “UPward” fillon sot në Prishtinë

NULL NULL
08.07.2025 13:00

 Edicioni i dytë i Festivalit të Filmit Studentor “UPward”, i cili organizohet nga Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës, fillon sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Ky festival mbahet nga data 8-11 korrik në kuadër të edicionit të 25-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës.

Gjatë katër ditëve të festivalit do të ketë panele diskutimi, workshope që fokusohen në shkrimin e skenarëve me kreativitet e bashkëpunim, si dhe shfaqje të filmave të shkurtër të studentëve, transmeton Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.