Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sveçla më në fund reagon për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Askush nuk është mbi ligjin

NULL NULL
08.07.2025 12:29

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar për rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan në rrethana të ende të paqarta.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se hetimet rreth rastit janë duke u zhvilluar dhe se askush nuk është mbi ligjin, transmeton Klankosova.tv.

“Jam thellësisht i prekur nga lajmi për vdekjen e qytetarit tonë para mëngjesit të djeshëm në Lipjan. Si Ministër i Punëve të Brendshme, sapo jam informuar për ngjarjen, kam kërkuar angazhim urgjent dhe profesional nga Inspektorati Policor i Kosovës si dhe bashkëpunim të plotë të Policisë së Kosovës gjatë këtij hetimi. Në kuadër të kësaj, hetimet tashmë janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal”.

“Bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë është kyç për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë”.

“Familjarëve të të ndjerit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Pres që sa më shpejt, të zbardhet e vërteta dhe të gjitha rrethanat si dhe familjarët dhe opinioni publik të njoftohen me të gjitha të gjeturat dhe epilogun e këtij rasti. Askush nuk është mbi ligjin, dhe kushdo që rezulton fajtor do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar”.

“Policia e Kosovës, falë profesionalizmit, transparencës dhe përkushtimit në shërbim të qytetarëve, vazhdon të jetë institucioni më i besuar dhe më kredibil në vend. Ky besim duhet ruajtur me çdo kusht dhe pa kursyer askënd pasi besimi qytetarë është jo vetëm vlerë por domosdoshmëri për punën e suksesshme të Policisë së Kosovës. Atë do ta ruajmë me vendosmëri përmes drejtësisë dhe përgjegjësisë për secilin rast”, shkruan Sveçla, transmeton Klankosova.tv.

Policët e Lipjanit të përfshirë në rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili vdiq në orët e para të së hënës, kanë përfunduar në mbajtje.

Pesë zyrtarët policorë janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit pasi u suspenduan me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Pamje kur Policia e vë nën kontroll 27-vjeçarin në Lipjan, pak çaste para vdekjes së tij (VIDEO)

Ekskluzive: Ndalohen pesë policë për ‘vrasjen nga pakujdesia’ të 27-vjeçarit në Lipjan

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.