Kos: Serbia në situatë të vështirë, çështja e Kosovës të zgjidhet NULL NULL 08.07.2025 12:37 08.07.2025 12:37 Serbia është në një situatë shumë të vështirë dhe ne, Bashkimi Evropian, e mbështesim fuqimisht rrugën evropiane të saj dhe popullit serb. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Deutsche Welle, Marta Kos, Komisionere e BE-së për Zgjerim në lidhje me protestat në Serbi. Ajo thekson se megjithëse Serbia ka qenë vend kandidat për shumë vite, ajo ende nuk i ka zbatuar të gjitha reformat. “Kjo është arsyeja pse ne i ndihmojmë ata të zbatojnë këto reforma”, shtoi Kos, transmeton Klankosova.tv. Kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës si kusht për t’u bashkuar me BE-në, Marta Kos thekson: “Gjithmonë më pëlqen të them se kur një vend vendos për rrugën drejt BE-së, kjo vjen me detyrime dhe përgjegjësi. Është çështje zgjedhjeje. Prandaj, askush nuk po e detyron Serbinë. Por kur thua: “Po, ne duam të bëhemi anëtar i BE-së” – atëherë duhet të bëhet. Shumë gjëra duhet të bëhen”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 49 minuta më parë