Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zjarret më të mëdha që morën jetë dhe gjobat për zjarrvënie (VIDEO)

NULL NULL
08.07.2025 11:05

Valët ekstreme të të nxehtit kanë rikthyer shqetësimin e përvitshëm për zjarret, që po shkatërrojnë sipërfaqe të mëdha toke në shumë vende të botës, përfshirë edhe Kosovën.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në Kosovë janë raportuar 66 vatra aktive zjarri.

Përballë rritjes së rasteve dhe rrezikut që ato përbëjnë për jetën dhe pronën, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim për të sanksionuar personat që dyshohet se i shkaktojnë zjarrët. 

Por cilat janë disa nga rastet e zjarreve më të mëdha në botë?

Në gusht të vitit 2021, Greqia u përball me disa nga zjarret më shkatërruese në historinë e saj të fundit. Temperatura prej 47.1 gradë Celsius u regjistrua në disa zona, ndërsa flakët dogjën rreth 125 mijë hektarë tokë në Eubea, Peloponez dhe Atikë, duke lënë tre persona të vdekur dhe dëme të mëdha materiale, transmeton Klankosova.tv. 

Një situatë e ngjashme ndodhi në Rusi në verën e vitit 2010. Në fund të korrikut dhe fillim të shtatorit, temperaturat ekstreme nxitën qindra zjarre në pjesën perëndimore të vendit. Më shumë se 300 mijë hektarë tokë u dogjën dhe 54 persona humbën jetën. Dëmet ekonomike kapën vlerën e 15 miliardë dollarëve.

Ndër zjarret më të mëdha në Evropë përmendet vala ekstreme e nxehtësisë në Greqi gjatë verës së vitit 2007, ku për tri javë, mbi 3000 zjarre u raportuan në mbarë vendin, duke përfshirë edhe zonat rurale dhe pyjore. 

Në këtë kuadër, edhe Kosova, përveç rritjes së gatishmërisë nga shërbimet emergjente, po synon ta parandalojë përhapjen e zjarreve përmes ndëshkimit të zjarrvënësve dhe informimit të qytetarëve për pasojat e rënda që mund të vijnë nga pakujdesia.

Materialin e plotë të përgatitur nga gazetari Enis Reçica, ndiqeni në emisonin “Ora 7” në Klan Kosova:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.