Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pasioni i veçantë i avokatit nga Peja, tuboi mbi 1 mijë e 500 sëpata (VIDEO)

NULL NULL
08.07.2025 11:02

Kadri Prekaj, avokat nga Peja ka një pasion të veçantë. Ai koleksionon sëpata dhe për këtë ka hyrë në Librin e  Rekordeve Guinness .

Prekaj ka rrëfyer për emisionin “Krejt kapak” se 1 mijë e 500 sëpata i ka tubuar për 25 deri në 30 vjet, njofton Klankosova.tv.

Se si i lindi ideja që t’i mbledhë ato, ai ka treguar në detaje.

“ Një familje maksimumi ka mundur t’i ketë tri, një më të vjetrën e linin te cungu, nëse e lypke dikush nga kojshitë me ia dhënë atë. Babai që ishte zot shtëpie, i takonte me mbet pa sëpatë dhe mbetëm pa të. Zgjati një vit a dy dhe mbetëm pa sëpatë”.

“Më është dasht me lyp sëpatë te kojshitë tjerë derisa një kojshi plakë kur shkova me lyp më tha: hani më pak dhe bëjeni tuajën, e kam mbajt ndërmend atë, kam thënë nëse ma bie Zoti ndonjëherë kam me i bërë së paku dy”.

“Pas lufte, i kam bërë dy e tri, bëra dikur edhe më shumë, deri në 100 arrita dhe thashë pasi që po mundem do të vazhdojë”.

Në vegzën e mëposhtme ndiqeni intervistën e plotë të tij:

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.