Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Koci kujton George Floyd, kërkon reagim publik NULL NULL 08.07.2025 10:37 08.07.2025 10:37 Avokati Arianit Koci ka krahasuar vdekjen e dyshimtë të 27-vjeçarit në Lipjan, me atë të George Floyd në Amerikë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai përmendi se si për Floyd i cili vdiq në duart e policisë, e gjithë Amerika u ngrit në këmbë – organizoi protesta, rrëmujë e presion. Ndërkohë tek ne, thotë Koci, një djalë 27-vjeçar, i cili vdiq në duart e policisë e për të cilin reagime, sipas tij, pati vetëm përmes statuseve nga shtëpia, njofton Klankosova.tv. “Vdes George Floyd – në duart e policisë – krejt Amerika çohet n’këmbë. Protesta, rrëmujë, presion. Shteti dridhet. Aq masive dhe të tensionuara kanë qenë protestat pas vrasjes së George Floyd, sa që Presidenti amerikan u detyru me u futë në bunker. Te na, vdes një djalë 27-vjeçar – në duart e policisë. Reagimi? Disa statuse prej shtëpisë. Për më tepër, Kuvendi – dështon me u formu për herë të 43-të. Shteti – në bllokadë. Populli – në gjumë. E vërteta është e thjeshtë: një popull si ky i yni, nuk e kundërshton autoritetin – edhe kur ai është i padrejtë, ose i rrezikshëm. Prandaj, nuk po e kuptoj, pse hala po çuditemi që jemi shteti ma i varfër, e ma i paorganizum n’Evropë?! Tani, a po e dini pse pushtuesit na kanë mbajtë me shekuj nën këmbë? Se shumë shpesh, s’kemi pasë guxim me u çu, me protestu – as kur duhet, as për atë që duhet”, ka shkruar Koci në profilin e tij në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 43 minuta më parë