Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes Naim Ymeri, ish-epror i lartë i UÇK-së në Zonën e Nerodimes

NULL NULL
08.07.2025 10:04

Ish-ushtari i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Ymeri, ka vdekur sot.

Ai ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, pas luftës shërbeu në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim, si dhe pas pensionimit ishte veprimtar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës,  ka bërë të ditur Drenica Online, transmeton Klankosova.tv.

“Naimi do të kujtohet përherë si ushtar i lirisë, simbol i qëndresës dhe përkushtimit ndaj atdheut, një hero i gjallë që me jetën dhe veprën e tij la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive. Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Ymeri, miqve dhe bashkëluftëtarëve. LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË NAIM YMERIT! PUSHOFTË NË PAQE!”

 

 

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.