Sot varroset i mituri i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës NULL NULL 08.07.2025 09:54 08.07.2025 09:54 Gjatë ditës së djeshme ka vdekur edhe personi i dytë nga vetaksidenti që ndodhi më 2 korrik në fshatin Treboviq të Pejës. Viktima e dytë është Florant Murati Çeku. Sipas faqes në Facebook, që e mban emrin e fshatit, varrimi i 15 vjeçarit do të bëhet sot me fillim nga ora 17:00, në varrezat e këtij fshati. Në këtë vetaksident ka vdekur edhe i riu Metlind Neziri, derisa në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda po trajtohet edhe një person tjetër. Vdes edhe i riu i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 46 minuta më parë