Trafik drogë në Itali, kapet në Durrës i shumëkërkuari NULL NULL 08.07.2025 09:34 08.07.2025 09:34 Policia e Shtetit ka vënë në pranga një tjetër person të shpallur në kërkim nga partnerët italianë. Në vijim të aksionit “Operacionalja 52”në qytetin e Durrësit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi Fatjon Berisha ose Bledar Berisha 36 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale”. Sipas legjislacionit penal italian, kjo vepër parashikon dënim maksimal deri në 20 vjet burgim. Po vazhdon bashkëpunimi ndërinstitucional për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 36-vjeçarit drejt autoriteteve italiane, raporton A2Cnn. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ky është zjarrfikësi që humbi jetën si pasojë e një aksidenti në Meje të Gjakovës 1 minutë më parë