Oscars 2026: QKK pret propozime për filmin përfaqësues të Kosovës NULL NULL 08.07.2025 09:27 08.07.2025 09:27 Qendra Kinematografike e Kosovës fton të gjithë të interesuarit të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimet e Akademisë OSCAR, për kategorinë për film ndërkombëtar/gjuhë të huaj, i cili mund ta përfaqësojë Kosovën në edicionin e 98 të Academy Awards. Në këtë kategori përfshihen filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta, që janë shfaqur/do të shfaqen në kinema apo platformë VOD, për më së paku 7 ditë radhazi, jo më herët se 1 tetor 2024 dhe jo më vonë se 30 shtator 2025. Gjatë periudhës kualifikuese dhe gjatë shfaqjes në kinema, filmi duhet të reklamohet dhe shfrytëzohet në atë mënyrë që konsiderohet normale dhe e zakonshme me praktikat e shpërndarjes së filmave të dedikuar për shfaqje të parë në kinema (theatrical release). Filmat të cilët, në një formë apo tjetrën, realizojnë shfaqje publike jo në kinema dhe shpërndarje para shfaqjes kualifikuese, nuk do të merren në konsideratë për çmimet OSCAR. Shfaqje publike jashtë kinemave konsiderohen të jenë (por jo të kufizuara në): transmetimi dhe televizioni kabllor, PPV/VOD, shpërndarje DVD, shpërndarje gjatë fluturimeve ajrore, transmetime në internet etj. Në këtë link gjeni detajet dhe rregulloren e plotë të Akademisë: https://www.oscars.org/…/98aa_international_feature.pdf Propozimet mund të dërgohen përmes postës elektronike në: qkk@rks-gov.net apo fizikisht në: Qendra Kinematografike e Kosovës Rruga UÇK Nr. 273 10000 Prishtinë, Kosova Afati i fundit për aplikim është 21 korrik 2025, ora 16:00. https://qkk-rks.com/…/hapet-thirrja-per-propozime-per…/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.