Sot nis “Newborn Kosova 2025”, marrin pjesë 300 artistë NULL NULL 08.07.2025 09:26 08.07.2025 09:26 Festivali Ndërkombëtar i Vallëzimit “Newborn Kosova 2025” fillon sot dhe zgjat deri më 12 korrik, ku 300 artistë ndërkombëtarë nga e gjithë bota do të sjellin ritëm, kulturë dhe energji të jashtëzakonshme në tri qytete të Kosovës. Edicioni i katërt i Newborn do të mbahet në Prishtinë, Podujevë dhe Deçan, nis sonte në Podujevë në Sheshin “4 Dëshmorët” me defile nga ora 18:00 dhe program artistik nga ora 20:00, ku do të përformojnë ansamble ndërkombëtare. Nesër më 9 Korrik, Komuna e Deçanit bëhet nikoqire e festivalit “Newborn Kosova” ku ansamble kulturore nga bota përformojnë duke promovuar diversitet dhe diplomaci kulturore. Ndërsa, më 10,11, dhe 12 korrik parakalim kulturor do të mbahet në Prishtinë, me këngë, valle dhe ngjyra nga 10 ansamble ndërkombëtare dhe të gjitha çiftet garuese të edicionit të 4-të do të sjellin traditë, magji dhe emocion të veçantë, prej sheshit “Skënderbeu” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”. Publiku do të ketë mundësinë të shijojë nga afër ritmet dhe ngjyrat e Spanjës, Argjentinës, Kilit, Italisë, Kanadasë, Polonisë, Sllovakisë, Turqisë, Bullgarisë dhe Guinesë Conakry, duke përjetuar një udhëtim kulturor përmes vallëzimit dhe muzikës tradicionale të këtyre vendeve, transmeton Klankosova.tv.. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.