Policët e dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të 27-vjeçarit rrezikojnë paraburgimin NULL NULL 08.07.2025 09:41 08.07.2025 09:41 Pesë policët nga Lipjani që u përfshinë në rastin ku vdiq 27 vjeçari Agon Zejnullahu, rrezikojnë të përfundojnë në paraburgim për 1 muaj, nën dyshimet për vrasje nga pakujdesia. Prokurori i Shtetit pritet të ushtrojë kërkesën për masën e sigurisë në Gjykatë dhe kjo u bë e ditur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Zëdhënësja Kaltrina Shala, tha për Klankosova.tv se prokurori kujdestar do ta parashtrojë kërkesën brenda afatit ligjor. “Prokurori kujdestar brenda afatit ligjor do të bëjë parashtrimin e kërkesës për caktimin e paraburgimit. Ai është duke e përgatitur kërkesën”. Vdekja e të riut ngjalli reagime të shumta në opinionin. Ekskluzive: Ndalohen pesë policë për ‘vrasjen nga pakujdesia’ të 27-vjeçarit në Lipjan *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 44 minuta më parë