Vriten pesë ushtarë izraelitë në Gaza, ranë në bombën e vendosur anash rrugës NULL NULL 08.07.2025 09:04 08.07.2025 09:04 Pesë ushtarë izraelitë u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën nga një bombë e vendosur përskaj një rruge në Beit Hanoun të Gazës natën e kaluar, njoftoi ushtria izraelite. Pesë ushtarët e vrarë u identifikuan si: Rreshter Stafi Meir Shimon Amar, 20 vjeç, nga Jerusalemi; Rreshter Moshe Nissim Frech, 20 vjeç, nga Jerusalemi; Rreshter i Klasës së Parë (reservist) Benyamin Asulin, 28 vjeç, nga Haifa; Rreshter Stafi Noam Aharon Musgadian, 20 vjeç, nga Jerusalemi; Rreshter Stafi Moshe Shmuel Noll, 21 vjeç, nga Beit Shemesh. Sipas një hetimi fillestar të ushtrisë izraelite, ushtarët e këmbësorisë u goditën nga një bombë e vendosur përskaj një rruge pak pas orës 22:00 të hënën, gjatë operacioneve tokësore në Beit Hanoun. Ushtarët po operonin në këmbë dhe nuk ndodheshin brenda ndonjë automjeti, raporton The Times of Israel, transmeton Klankosova.tv. Gjatë përpjekjeve për t’i tërhequr viktimat, forcat izraelite u ballafaquan me zjarr, sipas hetimit. Në mesin e të plagosurve, thuhet se dy janë në gjendje serioze. Ushtria tha se zona ku ndodhi sulmi ishte vënë në shënjestër nga ajri para se të fillonin operacionet e trupave në atë pjesë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kajtazi për 27-vjeçarin në Lipjan: Dëgjohet duke thënë “Po më mbytni, lëshomëni” – kjo është vrasje (VIDEO) 1 minutë më parë
Kosova Ky është zjarrfikësi që humbi jetën në krye të detyrës si pasojë e aksidentit në Meje të Gjakovës 12 minuta më parë