Kupa e Botës për klube: Sot luhet gjysmëfinalja Chelsea – Fluminense NULL NULL 08.07.2025 08:57 08.07.2025 08:57 Kupës së Botës për klube dalëngadalë po i vie fundi. Tashmë kjo garë ka arritur në fazën gjysmëfinale. Sot do të luhet ndeshje e parë mes Chelseat dhe skuadrës braziliane Fluminense, njofton Klankosova.tv. Loja pritet të nisë me fillim nga ora 21:00 sipas kohës tonë lokale. Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejtë në platformën më të madhe televizive në trojet shqiptare, Artmotion, në Sport1. Derisa nesër do të luhet edhe gjysmëfinalja tjetër në mes të Real Madridit dhe Paris Saint Germainit. Se a do të ndodh ndonjë befasi në këtë fazë, mbetet të shihet./ Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.