Aksidenti në Treboviq të Pejës: I mbijetuari në gjendje jo të mirë shëndetësore (VIDEO) NULL NULL 08.07.2025 08:33 08.07.2025 08:33 Personi i tretë që mbijetoi nga aksidenti i rëndë i ndodhur më 2 korrik në fshatin Treboviq të Pejës po vazhdon trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Siç raporton gazetari korrespondent Valdrin Daci, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë dhe ai ndodhet nën kujdes të vazhdueshëm të stafit mjekësor. Nga ky aksident, dy persona kanë humbur jetën. Njëri prej tyre vdiq në ditën e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër humbi jetën mbrëmë në QKUK, ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi. Aksidenti kishte ndodhur më 2 korrik në mbrëmje, në fshatin Treboviq të Pejës, kur vetura me të cilën po udhëtonin tre persona kishte dalë nga rruga. Vdes edhe i riu i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 31 minuta më parë