Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendet trupi i dekompozuar i një njeriu në fshatin Shtikë të Kolonjës

NULL NULL
07.07.2025 22:26
Policia Shqiptare. Foto ilustruese

Trupi i dekompozuar i një njeriu është gjetur pasditen e kësaj të hëne në fshatin Shtikë, të Kolonjës, pranë stacionit elektrik.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.