Dua vishet e gjitha me markën luksoze Chloe, për darkën në Paris NULL NULL 07.07.2025 22:18 07.07.2025 22:18 Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa shkëlqeu me një veshje jashtëzakonisht të shtrenjtë, ndërsa doli për darkë në restorantin luksoz japonez Dojo në Paris të dielën. Këngëtarja 29-vjeçare dukej sensacionale me veshje të shtrenjta nga marka luksoze Chloe, që kushtonin plot 10,000 paund. Dua ishte shumë elegante me fustanin midi prej mëndafshi rozë të çelët me vlerë 2 mijë paund, i cili kishte detaje dantelle, dhe e kombinoi atë me një pallto të gjatë lëkure që kushton 6 mijë paund. Veshje e kombinoi me një çantë të vogël me bracket të bërë nga lëkurë viçi kamoshi, lëkurë gjarpri dhe kushton edhe 2 mijë paund. Dua u shfaq me humor të shkëlqyer si dhe tregoi me unazën e saj të fejesës prej 25 mijë paundësh, pas propozimit romantik të Krishtlindjeve nga Callum Turner. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.