IPK konfirmon raportimin e Klankosova.tv për ndalimin e pesë zyrtarëve policorë në rastin e 27 vjeçarit NULL NULL 07.07.2025 21:53 07.07.2025 21:53 Pesë zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë lidhur me rastin e vdekjes së 27 vjeçarit Agon Zejnullahu, në Lipjan. Inspektorati Policor i Kosovës, përmes një komunikate e ka konfirmuar raportimin e Klankosova.tv. “Sot në orët e mbrëmjes, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë ftuar për intervistim në IPK në cilësinë e të dyshuarve pesë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë ndërhyrje/reagim policor (një rreshter dhe katër zyrtarë policorë)”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv. “Pas intervstimit të tyre dhe pas administrimit edhe me dëshmitë e tjera që janë siguruar sot pas veprimeve hetimore, që të pesë zyrtarët policorë janë arrestuar si të dyshuar kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”. Në kuadër të hetimit pritet të ndërmerren edhe shumë veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave lidhur me këtë incident si dhe priten edhe rezultatet e ekzaminimeve përfshirë ato mjeko-ligjore. IPK-ja thekson se hetuesit e saj në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë e Shtetit janë duke vazhduar të ndërmarrin ndërmarrë veprime hetimore lidhur me vdekjen e një qytetari në Lipjan dhe reagimit të zyrtarëve policorë në këtë incident . Ekskluzive: Ndalohen pesë policë për ‘vrasjen nga pakujdesia’ të 27-vjeçarit në Lipjan *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 07/07/2025