Një burrë dërgohet pa shenja jete në spitalin e Pejës NULL NULL 07.07.2025 16:50 07.07.2025 16:50 Autoambulanca, fotoilustrim Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë. Një burrë është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit Rajonal. Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rreth orës 14:00, jemi informuar nga mjekët e spitalit rajonal se një person është sjellur pa shenja jete. Vdekja e tij po dyshohet të ketë ndodhur në rrethana ende të paqarta”, tha Gashi për Klankosova.tv “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë duke vazhduar”, theksoi ai për Klankosova.tv. Sipas informacioneve që ka Klankosova.tv. viktima rreth moshës 50 vjeçare, ishte duke punuar në një punëtori në momentin kur ndodhi ngjarja fatale. Por, ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe si ka ardhur deri te vdekja e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 7 orë më parë