Osmani takohet me ambasadorin francez Guerot, diskutojnë për zhvillimet politike në vend NULL NULL 07.07.2025 14:14 07.07.2025 14:14 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, z. Olivier Guerot, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend dhe në rajon, si dhe për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës. Osmani dhe Ambasadori Guerot folën siç u tha, edhe lidhur me konsultimet që ka zhvilluar Presidentja me subjektet politike në funksion të zbatimit të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, njofton Klankosova.tv. Ajo ritheksoi se respektimi i rendit kushtetues dhe demokratik është thelbësor për stabilitetin institucional dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Në takim u diskutua edhe për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës, përfshirë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, si dhe për rëndësinë e mbështetjes së Francës në rrugën euroatlantike të Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 4 orë më parë