Lojërat e fatit sfidojnë shtetin, Policia në Prishtinë zbulon aksionin që kishte cak mbi 90 lokale NULL NULL 07.07.2025 13:54 07.07.2025 13:54 Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës, ka njoftuat se ka realizuar me sukses një operacion të gjerë policor në funksion të luftimit të veprimtarive të kundërligjshme që ndërlidhen me organizimin e skemave piramidale dhe lojërave të fatit, bixhozit të jashtëligjshëm. Operacioni është zhvilluar në vazhdimësi që nga data 25.04.2025, me ç’rast janë vëzhguar dhe verifikuar 91 lokale të ndryshme, ku në 60 prej tyre janë ndërmarrë kontrolle të detajuara, transmeton Klankosova.tv – 15 lokale janë mbyllur nga inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për mungesë të dokumentacionit përkatës ose licencave. “Janë iniciuar 25 raste penale, janë evidentuar shënime zyrtare dhe raporte operative që lidhen me vepra penale të ndryshme, si: organizim i lojërave të fatit, posedim i paautorizuar i substancave narkotike, armëmbajtje pa leje, kultivim, përpunim dhe shitje e substancave narkotike. – Janë arrestuar 34 persona, të dyshuar për përfshirje direkte në këto aktivitete të paligjshme. – Nga ta, 8 janë ndaluar me masë mbajtjeje prej 48 orësh, ndërsa 26 të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. Përgjatë operacionit janë sekuestruar në cilësi të provave të rëndësishme edhe: 18 aparate për lojëra të fatit; 1 armë automatike AK-47, 1 armë e shkurtë, pajisje te laboratorit për kultivim, përpunim te substancave narkotike, para 5544.40 euro, 3 laptop, 2 printer për shtypje te tiketave, 3 aparate skenimi te tiketave, 16 telefona mobil të dyshuar se janë përdorur për pagesa online në bastore sportive.” – ka njoftuar Policia. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 4 orë më parë