Vdes në moshë të re minatori i Trepçës, Rexhep Pllana NULL NULL 07.07.2025 12:18 07.07.2025 12:18 Ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, Rexhep Pllana, minatori i Ndërmarrjes Trepça – Flotacion Stan-Tërg. Lajmi u bë i ditur nga Sindikata e Pavaruru e Minatorëve të Trepçës e cila i shprehu ngushëllime familjes së Pllanës. “Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës shpreh ngushëllime me rastin e vdekjes së kolegut tonë Rexhep Pllana. Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të anëtarit të sindikatës dhe minatorit të Ndërmarrjes Trepça – Flotacion Stan-Tërg, Rexhep Pllana. Ngushëllime familjes Pllana, bashkëpunëtorëve dhe gjithë kolegëve minatorë për këtë humbje të madhe. Zoti e mëshiroftë shpirtin e tij”, thuhet në njoftimin e sindikatës, raporton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 4 orë më parë