Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AKB: Produktet serbe po pushtojnë tregun, Qeveria po e dorëzon ekonominë pa kushte

NULL NULL
07.07.2025 12:02

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar pas rritjes alarmante të importeve nga Serbia, duke e cilësuar këtë zhvillim si një kthim prapa të rrezikshëm për ekonominë dhe pavarësinë e vendit.

Sipas AKB-së, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, importet nga Serbia kanë arritur në 110.53 milionë euro, krahasuar me 50.64 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,  një rritje prej mbi 118%, njofton Klankosova.tv.

Kjo rritje, sipas tyre, është pasojë e heqjes së masave kufizuese ndaj mallrave serbe nga Qeveria e Kosovës në tetor të vitit 2024, “pa asnjë kusht dhe nën trysninë e faktorit serb dhe ndërkombëtar”.

“Produktet ‘Made in Kosovo’ po zëvendësohen nga ato serbe në rafte, në tregje e në tryezat tona”, thuhet në reagimin e AKB-së, e cila thekson se kjo nuk është vetëm një çështje tregu, por çështje dinjiteti dhe vetëvendosjeje.

AKB kujton se “ata që dikur protestonin kundër ‘maunave serbe’, sot heshtin, madje e lehtësojnë hyrjen masive të këtyre mallrave”.

Për këtë arsye, Aleanca Kosovare e Bizneseve bën thirrje për ndërgjegjësim qytetar dhe institucional, duke kërkuar nga qytetarët të konsumojnë produkte vendore dhe të mbështesin ekonominë dhe prodhuesit vendorë.

‘Kosova nuk mund të ndërtojë një të ardhme të qëndrueshme mbi importin e identitetit ekonomik të tjetrit. Duhet të zgjedhim midis një tregu të lirë dhe një shteti të lirë. Nuk mund të kemi të dyjat nëse nuk vendosim rregulla të barabarta dhe vullnet për t’i zbatuar ato, përfundon reagime I Aleancës Kosovare të Bizneseve-AKB”, thuhet tutje në njoftimin e AKB-së në Facebook.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.