Qalaj i qartë: PDK s’ka vota për Haxhiun – VV të reflektojë, ka opsione tjera NULL NULL 07.07.2025 10:32 07.07.2025 10:32 Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka ritheksuar se kjo parti nuk ka vota për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare. Para mediave, ai tha tutje deklaroi se pasojat më të mëdha po i ndjen populli, pasi që siç tha ai, Kuvendi tashmë është dashur të jetë funksional e poashtu edhe qeveria. “Nuk ka pasur nevojë Kosova të vijë në këtë situatë që mbahen dhjetëra seanca. Partia që ka siguruar më së shumti vota duhet të reflektojuë, të kërkojë marrëveshje politike. Pasojat më të mëdha po i ndjen populli, Kuvendi është dashur të jetë funksional, poashtu edhe Qeveria dhe të kalojmë në ligje që u shërbejnë qytetarëve”. Tutje, Qalaj tha se takimet me presidenten duhet të jenë më të shpeshta. “Edhe presidentja edhe liderët e partive duhet të takohen disa herë në ditë në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje. Nuk votohet Albulena Haxhiu, nuk kalon me votat tona, ka opsione të tjera”, u shpreh deputeti, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 13 minuta më parë
Kosova Përfshihen nga zjarri disa zona të fshatit Temeqinë dhe Ngucat të Malishevës 28 minuta më parë