Plagoset me armë gjahu një person në Sarandë NULL NULL 07.07.2025 09:59 07.07.2025 09:59 Një 44-vjeçar është paraqitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në spitalin e Sarandës, i plagosur në këmbë me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45. Burime zyrtare të A2Cnn, bëjnë me dije se i plagosuri është shtetasi S. H., banues në fshatin Markat, i cili ka deklaruar se është qëlluar aksidentalisht nga një gjuetar ende i paidentifikuar, në zonën ndërmjet fshatrave Shalës–Vagalat, Bashkia Konispol. Mësohet se gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se 44-vjeçari është shpallur në kërkim për veprën penale “Keqtrajtim i të miturve”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe për verifikimin e versionit të dhënë nga i dëmtuari. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.