Orik Devolli pjesë e F4, ambicie për Formula 1 (VIDEO) NULL NULL 07.07.2025 10:49 07.07.2025 10:49 Orik Devolli, 15-vjeçari nga Kosova, po shkel pedalin drejt një ëndrre që pak të rinj në botë arrijnë: Formula 1. Në një trajnim prej pesë ditësh në Feed Racing, një ndër akademitë më prestigjioze të automobilizmit në Francë, Oriku është duke punuar nën vëzhgimin e dy ikonave të garave: Patrick Lemarié dhe Jacques Villeneuve, kampion bote në F1. Në pistën legjendare Nevers Magny-Cours, aty ku kanë garuar më të mirët në historinë e Formula 1, Oriku është duke ndërtuar themelin e një karriere që synon majat e garave botërore. Përmes këtij trajnimi 5 ditor, ai është përballur edhe me garues të shumtë në disa gara të zhvilluara, por, i njëjti pakrahasimisht në to ka dalë i pari. Kësisoj duke vendosur flamurin e Kosovës në rangun e parë me pikë. Megjithatë, Devolli pasionin për këtë sport s’e ka nisur këtu, meqenëse njihet për rezultate të shkëlqyeshme edhe në disa gara të organizuara, duke u njohur si garuesi më i shpejtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.