Alarmi për bombë në Kuvend, Shala: Do shohim edhe lojëra të tjera (VIDEO) NULL NULL 07.07.2025 08:31 07.07.2025 08:31 Azdren Shala Analisti Azdren Shala në emisionin “Ora Shtatë” foli rreth kërcënimit që iu bë të shtunën Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, “lojëra” të tilla do të përsëriten, duke shtuar se këto organizime vijnë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, transmeton Klankosova.tv. “Nëse është e vërtetë, ose nëse është shqetësim përnime alarmi i bombës, qysh evakuohen deputetët edhe çohen deri te ndërtesa e qeverisë. Aty perimetri ku duhet të evakuohen njerëzit është shumë më e gjerë se aq. Kjo është çudia e parë që mua ma vrau synin”. “Për mua, kjo nuk është as e para e as e fundit, kemi me pa edhe lojëra të tjera, s’e di se çfar a qysh i dizajnon Kurti, vetëm e vetëm që me arsyetu mungesën e dëshirës së tij për me konstituu Kuvendin, që pastaj i bie me e bë edhe Qeverinë, sepse konstituimi i Kuvendit e hap mundësinë për me e bë Qeverinë, e Qeverinë nuk e bënë vet më, e bënë me një partner koalicioni. Kallëpi politikan i Kurtit nuk don me qeverisë me partnerët, ai nuk duron partnership, o vet, o fare”, tha Shala. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 22 minuta më parë
Kosova Përfshihen nga zjarri disa zona të fshatit Temeqinë dhe Ngucat të Malishevës 37 minuta më parë