Kërcënimin ndaj Kuvendit, Rexhaj e quan kurdisje të pushtetit (VIDEO) NULL NULL 07.07.2025 08:19 07.07.2025 08:19 Sali Rexhaj Opinionisti Sali Rexhaj në emisionin “Ora Shtatë” foli rreth kërcënimit që iu bë Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, siç e quan, një kurdisje të tillë ai e bëri pushteti, transmeton Klankosova.tv. “Nëse flasim për atë alarmin, për atë kërcënimin, unë një pjesë të jetës të madhe e kam punuar nëpër institucione, si në Kosovë edhe në Zvicër, merrem me këtë çështje. Ishte aq dobët e udhëhequr, aq keq e organizuar, besomëni, asnjë çajtore nuk guxon me reagu në atë mënyrë”. “Më së pari nuk qiten deputetët prej sallës ashtu pa informuar se çfarë po ndodh. Del si me qenë grushtet. Ishte një kaos, njerëzit dolën jashtë, shkuan nëpër kafe, nuk dihej kush shkoi, kush mbeti. Por prej fillimit e vërejta që është një rren, sepse nuk është e mundur me qenë organizimi aq i dobët, pra është një kurdisje nga pushtetit, sepse Albin Kurti është i interesuar që çdo ditë, çdo orë që mbetet në pushtet lufton me të gjitha mjetet”, u shpreh Rexhaj. Të shtunën parlamenti u kërcënua me bombë, megjithëse ky alarm doli të jetë i rrjeshëm, sipas institucioneve të sigurisë së Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 13 minuta më parë
Kosova Përfshihen nga zjarri disa zona të fshatit Temeqinë dhe Ngucat të Malishevës 28 minuta më parë