Çka e shtyu Agim Aliun të kandidonte sërish për kryetar të Ferizajt? (VIDEO) NULL NULL 07.07.2025 07:42 07.07.2025 07:42 Agim Aliu Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu në një intervistë për gazetaren korrespodente, Qliresa Hasani, tregoi pse zgjodhi të kandidonte sërish për këtë post. Sipas tij, atë e shtynë në këtë vendim, entuziazmi i qytetarëve, transmeton Klankosova.tv. “Mund të them se më shumë është vendimmarrje e qytetarëve e ngjizur me atë politike, për faktin se ishte një kërkesë e vazhdueshme dhe jo vetëm kjo e kohe të fundit, por me të filluar ky cikël i shpalljes së zgjedhjeve dhe kandidaturave anë e kënd Kosovës, sikur u nxitën qytetarët të kenë edhe një herë emrin tim si kandidat për kryetar të komunës. Dhe kjo është krejtësisht e kuptueshme, sepse kjo është vlerësim, besim, por mbi të gjitha është ajo çfarë presim”, tha Aliu për “Ora Shtatë”. Aliu shton se që tetë vjet që është në krye të kësaj komune, sipas tij, Ferizaj qëndron i pari në zhvillim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Përfshihen nga zjarri disa zona të fshatit Temeqinë dhe Ngucat të Malishevës 18 minuta më parë