Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi NULL NULL 06.07.2025 22:59 06.07.2025 22:59 Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka thënë se kërcënimi me bombë dje në hapësirat e kuvendit dhe shpërthimi para 7 muajsh në Kanalin e Ibër-Lepencit duhet të zbardhen dhe të ketë transparencë. Sipas Ramadanit, mbështetja ndërkombëtare është e domosdoshme për personin që ka kërcënuar me bombë në Kuvendin e Kosovës. “Jo vetëm arrestimin dhe vendosjen para drejtësisë në Kosovë, por edhe zbërthimin e zinxhirit të kësaj natyre të Luftës Hibride kundër Kosovës”. “Në të njëjtën kohë, duhet transparencë edhe ndërkombëtare për rastin terrorist të shpërthimit në Kanalin e Ibër-Lepencit”, shkroi Ramadani, transmeton Klankosova.tv. Ai tha se Kosova nuk është shtet që nuk zbardh veprime terrori, teksa bëri thirrje për veprim të shpejtë dhe me saktësi. Kujtojmë se dje, pak minuta përpara fillimi të seancës së 42-të konstituive, deputetët u detyruan të largoheshin nga kuvendi për një kërcënim me bombë që kishte marrë stafi i kuvendit. Policia njoftoi dje se kërcënimi ka ardhur nga një person me numër të Serbisë, ndërsa ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha sot se numri ka qenë ose është i serbit Lazar Zhivkoviq dhe se lidhet me profile që shfaqin fotografi të kriminelit të luftës Rato Mlladiq. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025